Astrit Haraqija: Qe oferta që ma kishte ba Sami Lushtaku

Ish-anëtari i LDK, Astrit Haraqija, thotë se kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i kishte ba atij ofertë gjatë vitit 2013 që me u ba drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Skenderaj.

“Në vitin 2013 unë kisha ofertë nga Sami Lushtaku me u ba drejtor i Rinisë e Kulturës në Skenderaj, por për pak s’e kam pranu, nuk e di pse e kam refuzu”, ka thanë Haraqija në nji tv kosovar.