Astro-fizikani kërkon nga britanikët që të mbesin në BE

Truni i astrofizikës, britaniku Stephen Hawking, asht vetëm njani nga 150 shkencëtarët që kanë shpreh përkrahjen e tyne që Mbretnia e Bashkueme të mbetet në Bashkimin Europian, thuhet në nji deklaratë të lëshueme sot.

“Nëse Mbretnia e Bashkueme del nga BE dhe humbet liria e lëvizjes për shkencëtarë ndërmjet Mbretnisë së Bashkueme dhe Europës, atëherë kjo do të jetë nji katastrofë për shkencën dhe universitetet britanike”, thuhet në nji letër të publikuem sot në të përditshmen britanike “The Times”, e percjellë në shqip Republika.info

Me 23 Qershor, britanikët do të vendosin përmes nji referendumi nëse do të mbesin në bllokun e 28 vendeve apo jo.

Sondazhet thonë se shumica e britanikëve deshirojnë të mbesin në BE.