Atdhe Gashi në polici, merret në pyetje si i dyshuem për fondin e 3 përqindshit!

Muej ma parë kishin fillue hetimet për ish-kryeministrin e Kosovës në mergim, Bujar Bukoshin.

Fjala asht për nji hetim që përfshin edhe Atdhe Gashin.

Burime të Express thonë se Atdhe Gashi për momentin asht në Polici në Departamentin e Krimeve të Randa, ku edhe po merret në pyetje si i dyshuem për fondin e trepërqindëshit.

Bahet e ditun se ditë me parë u mor në pyetje edhe Bujar Bukoshi.

Muej më parë ishte raportue se Bujar Bukoshi bashkë me Atdhe Gashin janë nën hetim mbasi besohet se kanë krye vepër penale “shpëlamje e parave” dhe “shperdorim” në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

 

atdhegashi