“Atentatori i Presidentit Rugova asht vra”

Avokati Tomë Gashi ka mohue të ketë thanë se Ramë Maraj asht marrë në pyetje nga Policia e UNMIK’ut për rastin e atentatit kundër Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Gashi ka shkrue në llogarinë e tij në Facebook se, “atentatori i Rugovës është vrarë para një kohe në një rast”.

Maraj ka qenë ish-këshilltar për siguri i Presidentit Rugova, dhe ai sot ka reague në lidhje me këtë atentat që ka ndodhë në vitin 2005.

Të Hanën, Presidenti aktual, Hashim Thaçi, i dërgoi katër letra kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi. Në njanën nga to kërkohej ndriçimi i përpjekjes për atentat ndaj Rugovës.