Atifete Jahjaga mbas Presidencën vjen me parti politike!

jahjaga

Presidentja Atfiete Jahjaga, mandati i së cilës përfundon brenda pak ditësh, nuk e ka në plan të heqë dorë nga veprimtaria publike-politike.

E zgjedhun si presidente me 7 Prill të vitit 2011, Jahjaga dorëzon t’Ejten postin te presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi.

Sidoqoftë presidentja, e cila gjatë mandatit të saj 5-vjeçar, ka zhvillu marrëdhanie të mira me shumë shtete në botë, veçanërisht me Shtetet Bashkueme të Amerikës planifikon që përvojën e saj në politikë, të fitueme mbrenda mandatit të saj, ta vazhdojë edhe ma tutje në Kosovë.
Burime për RTV Dukagjinin kanë kallxue se Jahjaga me të përfundu mandatin e ka në plan të bajë nji pushim të shkurtë me familje, por do t’i rikthehet skenës politike me idenë që të krijojë nji lëvizje të re politike.

“Jahjaga nuk e ka në plan të pushojë, apo të tërhiqet nga skena politike. Ajo gjatë javëve dhe muejve të ardhshëm do të bisedojë me personalitete të ndryshme rreth nji ideje për krijimin e nji subjekti të ri politik, që do t’ishte si alternativë për qytetaret në zgjedhjet e ardhshme”, ka precizu burimi.

Simbas të njajtit burim, Jahjaga do të shtrijë idenë e saj qoftë edhe publikisht, por edhe me debate në forume të ndryshme me shoqninë civile, profesionistë të fushave të ndryshme, por edhe akterë aktualë politik, të cilët kanë shfaq mospajtime me gjendjen në vend.