ATK arkëtoi nga falja e borxheve 2.7 milionë euro në vitin 2017 (video)

Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për faljen e borxheve kanë përfitue 2280 tatimpagues, ndërsa janë arkëtue 2.7 milionë euro në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Për këtë vit planifikohet që të arkëtohen edhe 10 milionë euro.

Në vitin 2016 janë fal 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 në ATK u inkasuen 24.2 milionë euro.

Kështu ka thanë për Ekonomia Online, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri.

Imeri ka thanë se ky institucion e ka shfrytëzue këtë ligj si përparësi për me pastrue listat e tatimpaguesve, posaçërisht të atyne me borxhe të vjetra.