ATK edhe me nji shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftue se që nga sot përmes sistemit elektronik EDI, mundësohet regjistrimi për Tatimin mbi Vlerën e Shtueme, gjegjësisht gjenerimi i numrit të TVSH’s.

Simbas ATK’s, tatimpaguesit, që obligohen apo vullnetarisht zgjedhin të regjistrohen për TVSH, kërkesën për regjistrim, kanë me parashtrue përmes Sistemit Elektronik EDI.

“Pasi të parashtrohet kërkesa nga ana e tatimpaguesit, sistemi do të bëjë verifikimin e të dhënave të tatimpaguesit. Vetëm për tatimpaguesin që plotëson të gjitha kriteret për Regjistrim në TVSH, regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike. Në momentin e regjistrimit të tatimpaguesit për TVSH, tatimpaguesi pranon mesazhin, me të cilin njoftohet se regjistrimi ka përfunduar me sukses dhe njëherësh pranon edhe numrin e gjeneruar të TVSH-së”, thuhet në njoftimin e ATK’s.