ATK i nis hetimet për Prokurorë e Gjyqtarë kosovarë për mshefje tatimi

Mbas transmetimit të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, i cili dëshmon se në sistemin kosovar të drejtësisë ka gjyqtarë e prokurorë që shtetit ja mshefiin paret që i fitojnë nga qiraja, u vnunë në lëvizje Agjencia Kundër Korrupcionit dhe Administrata Tatimore.

Emisioni arriti me e dëshmue se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk ja paguajnë shtetit tatimet.

 

Këto dy institucione filluen me mbledhë informacione se kush janë ata zyrtarë të naltë që kanë të hyra nga qira të ndryshme dhe nuk i paguejnë tatimet shtetit.

Shaip Havolli, drejtor në Agjencinë Kundër Korrupcion, ka deklarue për “Drejtësia në Kosovë” se mbasi e ka pa emisionin ka kërkue nga ATK’ja që mi kontrollue deklarimet e zyrtarëve në AKK dhe të gjithë ata që kanë të hyra nga qiraja të kontrollohen se a ja kanë pague shtetit tatimet.