ATK mbyll biznise të pafiskalizueme

Administrata Tatimore e Kosovës, bazue në planin operativ, ka vazhdue me aktivitet operative te bizniset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizue.

Njoftimi:

Gjatë aktiviteteve të zhvilluar në teren, zyrtaret tatimor ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike, si dhe nga vizitat e zhvilluar për instalimin e pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin, ka konstatuar se një numër i vogël i bizneseve po rezistojnë pajisjen me arka fiskale. Departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fisalizimin final. ATK është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë, me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit te tyre.