ATK me njoftim për kuponat fiskalë

kuponatfiskal

Kalimi në kampanjën e re të projektit me kupona fiskalë të Administratës Tatimore të Kosovës ka nxitë reagime të shumta te qytetarët. Por, ky institucion financiar ka njoftue se sa i përket tre mujorit të parë të këtij viti kanë përfundue pothuejse të gjitha verifikimet e zarfave me kuponë fiskalë.

Në nji prononcim për Indeksonline, zadhansja e ATK’s, Valentina Bytyqi, ka tregue edhe sa asht numri i atyne që janë rimburësue në periudhën TM1 2017.

“Numri i qytetarëve të rimbursuem për TM1 2017 asht 342,677, ndërsa shuma e rimbursueme për këtë periudhë asht 6.4 milionë euro”, asht shprehë ajo.

Ma tej, ajo ka tregue se ka mbetë vetëm edhe nji numër i vogël i zarfave që të riverifikohen, për shkak të ndonji mospërputhje të të dhanave personale të qytetarëve.