ATK shtyn afatin e dorëzimit të kuponave fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës përmes nji njoftimi për media bani të ditun se ka shty afatin e dorëzimit të zarfave me Kupona Fiskal, deri me datën 04 Maj 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, ishte nga data 01 prill 2016 deri më 30 prill 2016.
Duke marr parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati i dorëzimit të kuponëve fiskal të zgjatet deri më datën 04 maj 2016”, thuhet në njoftimin e ATK’s.

Dorëzimi i Zarfave me Kupona Fiskal bahet në cilëndo pikë të Postes së Kosovës.