ATK tregon se kur përfundon procesi i rimburësimit për fituesit me kupona fiskalë

kuponatfiskal

Kanë kalue pak ma shumë se nji javë që kur Administrata Tatimore e Kosovës bani tërheqjen e numrave potencialë fitues të kampanjës së re të projektit me kupona fiskal137.

Ky institucion financiar ka njoftue se qytetarët që janë shpallë fitues kanë fillue tashma t’i dorëzojnë kuponat e tyne në pikat regjionale të ATK.

Në nji përgjigje për Indeksonline, zadhanësja e ATK, Valentina Bytyqi-Sefa, ka tregue se rimburësimi i mjeteve për qytetarët fitues ka me u ba mbrenda këtij mueji.

“Zarfat ende janë ne fazën e verifikimit, mirëpo mbasi që numri i qytetarëve fitues asht i kufizuem, po konsiderojmë që mbrenda nji mueji të përfundon edhe procesi i rimbursimit” asht shprehë ajo.