Atletico Madrid në finalen e madhe

Atletico Madrid asht finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, edhe pse humbi me rezultat 2-1. Fitorja nga takimi i parë me rezultat 1-0 ishte e mjaftueshme për me avancue në finalen e madhe.
Bayern Munchen e dominoi takimin, tue prodhue sulme të njimbasnjishme, çka ishte edhe e pritshme për faktin se luen futboll total, por edhe për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë. Bayerni arriti me shenue me Alonson nga gjuejtja e lirë. Gjermanët kanë mujt me e dyfishue rezultatin, por Muller e humbi penalltinë.
Griezman i Atleticos barazoi mbas nji kundërsulmi për me ba ndeshjen ma interesante. Prapë Bayern kaloi n’epërsi me gollin e Lewandowski.
Ashtu sikurse Muller edhe Torres e huqi penalltinë në minutin e 85, ku kishte me vulosë fatin e kualifikuesit.
Finalisti tjetër pritet me u përcaktue në përballjen e nesërme në mes të Real Madridit e Manchester City./Rrokum.TV/