Auditori: Ky asht numri i të punësuemve me kontratë mbi vepër në institucionet e Kosovës

Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm ka prezentue para deputetëve raportin vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka keqplanifikue 23 milionë euro, edhe 2 milionë euro tjera si pasojë e gabimeve nga institucionet tjera.

“Disa prej gjetjeve të tjera që kanë të bajnë me prokurimin publik, ka: mangësi të menaxhimit të prokurimit publik, 11 mijë kontrata janë nënshkrue në vlerë prej 400 milionë euro, kjo vlerë kërkon menaxhim ma të mirë me mjetet e taksapaguesve. Nuk janë monitorue kontratat tenderuese dhe ka pasë edhe blemje pa kërkesë të institucioneve. Kemi mbulim të pozitave me ushtrues detyre të stërzgjatuna, kemi pasë 1300 të punësuem me kontratë mbi vepër në tana institucionet e Kosovës, shumica prej tyne pa pasë nevojë hiç”, tha Osmani.

Për krejt këto auditime, institucionet kanë pranue raportet.