Auditori zbulon dallavere në tendera dhe në stafin e Komunës Veriore të Mitrovicës

Komunat me shumicë serbe po dalin me qenë ma problematiket në shpenzimin e buxhetit, simbas raportit të Auditorit për vitin 2015.

Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte shpallë nji tender “Furnizimi me aparaturë mjekësore”, ku vlera e tenderit ishte 600 mijë euro. Për këtë tender kishin aplikue tri kompani që nuk i kishin plotësue kushtet teknike, sepse nuk kishin dorëzue dosjet origjinale të tenderit.

“Komuna ka udhëheqë procedurat e prokurimit për projektin dyvjeçar “Furnizimi me aparaturë mjekësore për nevojat e institucioneve shëndetësore në Mitrovicën Veriore” të financueme nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë të planifikueme 600,000€. Gjatë auditimit të dosjes së tenderit për këtë projekt, na kemi identifikue dobësitë në vijim: Tre ofertues nuk kishin dorëzue dosjet origjinale të tenderit dhe ishin pranue si të përgjegjshëm; Komuna kishte lidhë nji kontratë kornizë me nji operator për të tri Lotet pa e vendosë çmimin e furnizimeve në Nenin 4 të kontratës. Në vend të çmimit, në kontratë ishte vendosë teksti nga shablloni i kontratës ku thuhet “4.1 Çmimet njësi të furnizimeve janë paraqitë në Ofertën Financiare, Lista e Çmimit e paraqitun nga Furnizuesi”. Vlera e ofertës financiare në këtë rast ishte 441,170€; dhe Komuna kishte tejkalue vlerën e kontratës kornizë (441,170€) për 10,369€ mbi 30% të pragut të lejueme me UA 02/2015 për kontratat kornizë”, thuhet në raportin e ZAP’it, raporton Indeksonline.

Në kabinetin e Kryetarit të Komunës janë të angazhuem 8 të punësuem, derisa numri i lejuem ishte 6, thuhet në raportin e ZAP’t.

7 zyrtarë kanë marrë paga retroaktive në vlerë të përgjithshme prej 6,811€, ndërsa gabimisht janë regjistrue si shtesa, vazhdon raporti.

“Menaxhmenti kishte marrë nji vendim (të pashkruem) për me i suspendue pagat, por jo kontratat, për 599 punonjës në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Kjo, simbas menaxhmentit, ka ndodhë për shkak të rrethanave politike, por nuk ishte në gjendje me ofrue informata shtesë. Në anën tjetër, në këta dy sektorë janë rekrutue 25 punonjës të tjerë, të cilët paguhen nga buxheti i komunës; dhe Dosjet e personelit janë të pakompletueme. Ne kemi gjetë se në këto dosje egzistojnë vetëm kopjet e letërnjoftimit dhe llogarisë bankare”, thuhet në vendim.