Australi, balena e “çon n’hava” anijen. Ka të lënduem

Nji incident i tmerrshem ka ndodhe në brigjet e Australisë ku nji balenë ka godite nji anije peshkatarësh.

Mësohet se nji person ka humbe vetëdijen dhe tre turistë kanë marrë fraktura në ftyrë dhe bri, thanë sot autoritetet australiane.

Anija në gjatësi prej nandë metrash, po kthehej në portin në arkipelagun Whitsundays, në shtetin Queensland, me tetë udhëtarë, kur balena goditi fundin e anijes, tue e çu n’hava.