Australia me plan për parandalimin e sulmeve terroriste me kerr

Në Australi asht shpallë plani i ri për parandalimin e sulmeve terroriste, e veçanërisht ato të kryeme me kerre kundër masës së njerëzve në vendet publike.

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, këtë plan e ka shpallë sot, tri ditë mbasi nga sulmi i dyfisht me kerre në Spanjë janë vra 14 vetë.

“Siç i kemi pa ngjarjeet tragjike nga Parisi, Londer, Berlin dhe Barcelona, terroristët vazhdojnë me sulmue në vendet me turmë të njerëzve”, tha Turnbull, nëpërmjet nji deklarate, tue iu referue sulmeve të ngjashme të mahershme në disa qytete të mëdha europiane.

Me këtë plan, qeverive lokale dhe bizniseve ju jepen udhëzime që munden me ndihmue në zvogëlimin e ashpërsisë së sulmeve, përfshi edhe instalimin e blloqeve të betonit dhe barrierave të tjera, që munden me ulë shpejtësinë e kerreve anmiqësore.