Austri, denohen 9 pjesëtarë të bandës që trafikonin kosovarë

ikjet

N’Eisenstadt n’Austri janë denue 9 pjesëtarë të nji bande trafikantësh me qenie njerëzore.

Tetë burrat dhe nji grue, të moshave nga 26 deri në 54 vjet akuzoheshin se kanë transportue ilegalisht refugjatë kosovarë nga Serbia dhe Hungaria n’Austri dhe në shtetet tjera të BE’s.

Nji gjykatë i ka shpall fajtorë krejt ata tue u shqiptue denime me burg efektiv nga nji vjet e gjysë deri në 6 vjet.

I akuzuemi kryesor, nji 54 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe boshnjake asht ngarkue se ka marrë pjesë në 52 udhëtime, me ç`rast janë trafikue 173 persona, raporton albinfo.