Austria emnon kancelarin e ri

Partia Socialdemokrate në pushtet në Austri, ka vendosë me kandidue shefin e hekurudhave Christian Kern për postin e kancelarit.

Mbledhja e sotme e Kryesisë së partisë e ka mbështetë unanimisht kandidaturën e 50-vjeçarit Kern si mbasardhës të kancelarit tashma të dorëhequn nji javë ma parë, Wrner Faymann.

Njoftimin e bani publik, mbas mbledhje, funksionari i naltë i socialdemokratëve, Michael Haeupl, kryetari i Vienës.

Megjithatë, ai theksoi se kandidimi zyrtar i Kern’it ka me iu paraqitë parlamentit të Martën, ndërsa pritet që po mbrenda javës së ardhshme, ai me e marrë detyrën e Kryeminsitrit federal të Austrisë.