Austria jep nji mesazh të madh për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në vizitën zyrtare që asht tue zhvillue n’Austri, gjatë ditës së sotme ka takue Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ku temë e bisedës ka qenë procesi i liberalizimit të vizave.
Në turneun europian të ditëve të fundit për të lobue për heqjen e vizave, Hoxhaj ka nda me homologun austriak shqetësimin dhe njiherit përkrahjen e palës austriake për ta përfundue këtë proces sa ma parë.

Temë diskutimi, ka qenë edhe raporti bilateral e veçmas bashkëpunimi ma i mirë ekonomik.

“Sot kam takue ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin kemi bisedue për tri çashtje të randësishme. Së pari, se qysh Austria nga nji partner i randësishëm politik të shëndrrohet në nji partner ma të randësishëm ekonomik, meqë investimet e hueja direkte për Kosovën janë të randësishme për krijimin e vendeve të reja të punës. Së dyti, qysh Austria ta mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave gja që kemi marrë mbështetje të plotë nga pala austriake, dhe së fundi sa i takon anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku besoj që në nji të ardhme të afërt kemi me pasë lajme pozitive për Kosovën” ka thanë Hoxhaj.

Nga ana e tij, kryediplomati austriak, Kurz ka thanë se Austria asht nji mbështetëse e madhe e Kosovës.

“Falënderoj ministrin Hoxhaj për vizitën e tij. Austria dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme historike. Kjo shprehet edhe nëpërmjet lidhjeve tona shoqnore që na kemi. Shpresoj që në t’ardhmen shkëmbimi politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë të zgjanohet edhe ma tutje” ka thanë Kurz.