Austria ‘mundet me kerkue’ referendum për BE’n!

norbert-hofer

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Austrisë, Norbert Hofer, tha se ka me kerkue referendum për anëtarësinë në Bashkimin Europian, nëse ky i fundit bahet ma i centralizuem mbas daljes së Britanisë së Madhe.

“Nëse përgjigjja mbas daljes së Britanisë asht centralizimi i BE’s, ku parlamentet kombëtare janë të pafuqishme, duhet me mbajtë referendum n’Austri”, tha Hoffer.

Ai po ashtu tha se në referendum ka me çue edhe ndonji vendim i ardhshëm për me pranue Turqinë në BE.

Hoffer i tha BBC’s se blloku asht i randësishëm për Austrinë, por qe “do nji BE ma të mirë”,

Balotazhi presidencial n’Austri ka me u mbajt më 4 Dhetor.

Nëse Hofer fiton, ai ka me u ba kryetari i parë djathtist i nji shteti të BE’s, e transmeton në shqip REL.

Rivali i tij i pamvarun, Alexander Van der Bellen, i ka fitue zgjedhjet në Maj, por rezultati asht përmbys nga gjykata mbas nji ankese nga kampi i Hoferit.