Austria ndërpret ndërtimin e murit me Italinë

Austria ka ndërpre sot, punimet për ndërtimin e barrierës 370 metërshe në kufinin me Italinë.

Vendimi u mor mbas takimit të Ministrave të Mbrendshëm të të dy vendeve në zonën kufitare të Brennero’s.

Ndërkaq, Agjencia Europiane për Kontrollin e Kufijve të Jashtëm, Frontex deklaroi se mbrenda Prillit, në Itali kanë hy 8379 emigrantë, përkundër 2700 që kanë hy në Greqi.

Këto shifra përkojnë edhe me Organizatën Botnore të Emigrimit, simbas së cilës, hymjet e emigrantëve në Greqi kanë ra me 88% në krahasim me muejin Mars.