Austria rithekson mbështetjen integruese për Kosovën

Zavendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka prit sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Kuçi gjatë takimit me ambasadorin Pfandler ka vlerësue nalt bashkëpunimin e shkëlqyem ndërshtetnor, tue shpreh gatishmëninë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për me thellue edhe ma tutje bashkëpunimin institucional në fushat e interesit të përbashkët.

“Për Kosovën prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, integrimi europian, si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjes së investitorëve”, ka thanë zavendëskryeministri Kuçi.

Ambasadori austriak ka vlerësue nalt progresin e arritun sidomos në fuqizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës si dhe ka shpreh vullnetin për kultivimin e bashkëpunimit të matutjeshëm, tue ritheksue mbështetjen e Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Europian.