Autizmi në rritje, Qeveria e neglizhon

Se Qeveria po i neglizhon personat e prekun me autizëm u dëshmue edhe sot në konferencën e organizueme nga Zyra e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, kur kryetari i Shoqatës, Cen Krasniqi ia numëroi në sy Qeverisë të gjitha premtimet e pambajtuna.

Simbas Krasniqit, ironia ma e madhe asht vendimi i Departamentit për Nevoja të Veçanta për mbylljen e klasava të bashkangjituna, pa krijue kushtet për nxanesit autikë.

Ai shtoi se Qeveria disa herë ka zhvillue takime për autizmin jashtë vendit, tue mos u takue asnjiherë me krenët e shoqatave.

E akuza për Qeverinë pati edhe përfaqësuesja e Jashtme e Shoqatës së Autizmit, Shpresa Xhakli.

Brenga kryesore e tyne asht gjendja e randë ekonomike e prindërve të fëmive me autizëm. Ata thonë se nga mungesa e përkrahjes së institucioneve, prindërit po detyrohen që me paret e tyne me i pague psikoterapeutistët.

E këto akuzat për mospërkrahje të institucioneve i pranoi përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit Habit Hajredini.

Ai u premtoi se mbas konferencës, Qeveria ka me nxjerrë rekomandimet e nevojshme për ngritjen e vetëdijes së institucioneve për detyrimet që kanë ndaj personave të prekun me autizëm.