Video: Autobusi del në korsi të kundërt, 13 persona të lënduem në Stamboll

Disa persona janë lëndue në nji aksident trafiku në Stamboll mbasi autobusi me të cilin po udhëtonin asht futë në korsi të kundërt.

Autobusi u përplas me trafikun që vjen përballë tue shkaktue kështu dikun 13 persona të lënduem.

Autoritetet policore me urgjencë i janë përgjigj vendit të aksidentit dhe po bahet shqiptimi i vendit të ngjarjes.

Informacionet e para tregojnë se shoferi i autobusit asht përplasë me nji udhëtar.