Autopsia për trupin e Astritit pritet me dalë sot!

Prokurori Metush Biraj ka thanë për Express se sot pritet me dalë rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit.
“Rezultatet e autopsisë presim me i marrë sot gjatë ditës”, ka thanë Prokurori Metush Biraj.

Ndërsa, sa i përket akuzave të avokatit Tomë Gashi se nuk po i mundësohet qasje ekspertëve, Biraj tha se “dihet publikisht që ekspertet e propozuem nga familja Dehari kanë marrë pjesë që nga fillimi i procesit të autopsisë, siç edhe asht kërkue”.