Autopsia zbardh shkakun e vdekjes së pilotëve!

autopsiaaa

Autopsia ka zbardh tashma shkakun e vdekjes së pilotëve n’aksidentin ajror, kur helikopteri me të cilin ishin nis për stërvitjen rutinë u rrxue në liqenin e Shkodrës.

“Panorama” shkruen se dje Prokuroria administroi në dosje edhe autopsinë e dy viktimave të aksidentit ajror.

Dy ushtarakët, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallun “Dëshmorë të Atdheut”, simbas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humb jetën nga rania e menjihershme e helikopterit n’ujë.

Simbas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardh si pasojë e shokut traumatik të pësuem nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin.

Vdekja ka qenë e menjihershme si pasojë e shembjeve të randa që viktimat kanë pësue në pjesën e krahnorit.

Ka dyshime se helikopteri ka qenë në nji lartësi jo të madhe nga toka kur ka pesue defekt.
Më pas ai ka ra pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj ranie, ushtari profesionist Gerald Baramuça asht përplas në pjesën e pasme të kabinës tue vra shpatullën e më pas ka arritë të dalë e të hidhet, mbasi mjeti ka anue nga e majta.

Më pas, mjeti i ushtrisë asht përplas fort me gjithë fuqinë e randesës në ujë tue u copëtue.