Autoritetet n’Itali ndryshojnë numrin e viktimave

Zyrtarët në Itali e kanë ndryshue numrin e atyne që asht thanë se e kanë humbë jetën gjatë dridhjeve të tokës në Italinë qëndrore.

Shifra e maparshme prej 247 personave asht ndryshue në 241 të vdekun nga termeti që pothuejse ka rrafshue me tokë tri qytete të vogla, derisa ekipet e kërkim shpëtimit janë tue vazhdue operacionet për me gjetë të mbijetuem të tjerë.