Autoriteti i konkurrencës me njerëz pa përvojë

Në mledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri u shqyrtuen emnat për autoritetin e konkurrencës të propozuem nga Qeveria por të paraqitun nga komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Mirëpo kjo nuk gjeti përkrahje nga deputetët e komisionit me arsyeje se kandidatët e propozuem nuk kanë përvojë pune dhe nuk i plotësojnë kushtet.

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të komisionit deputetiBesim Beqaj, tha se me përjashtim të njanit nga kandidatët, të tjerët kanë njohuni edhe përvojë institucionale.
Por pamvarësisht fjalëve të deputetit Beqaj, Kryeministri Mustafa tha se konkurrentët e propuzuem asht dasht me qenë ekspertë të ekonomisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje gjithashtu asht shqyrtue edhe raporti për amendamentimin e projektligjit për energji elektrike dhe për gazin natyror.
Qeveria ditë ma parë kishte propozue këta emna për AKK: Kujtim Raçi për kryetar, Ahmet Krasniqi për zavendëskryetar, dhe anëtarët Mehmet Ballazi, Fatime Haziri dhe Sokol Krasniqi.

Në fund u vendos që bordi i KEK’ut të mbetet përgjegjësi e Qeverisë kurse ai i Kost-it për Kuvendin.