Autostrada Nish-Durrës, Ministri serb: Nuk asht projekt i randësishëm

Serbia ka me nisë vitin tjetër ndërtimin e autostradës nga Nishi në drejtim të Merdarës, për me e lidhë mandej autostradën në drejtim të Shqipnisë.

Ministri i Financave në qeverinë teknike të Serbisë, Dusan Vujovic ka deklarue se kjo asht nji mundësi jo vetëm për zhvillimin e zonave që preken nga ndërtimi i autostradës, por edhe për daljen e Serbisë në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit.

“Pritet që kjo rrugë me u ndërtue në dy faza. Faza e parë asht ajo e ndërtimit të të ashtuquejtunit gjysë-profil dhe mandej profili i plotë që asht shtylla kurrizore e zhvillimit dhe lidhja alternative me Adriatikun”, tha ministri serb.

Ai tha se ky projekt nuk asht i njajtë si projektet prioritare të korridoreve 10 dhe 11, të cilat tashma janë zbatue.