Lajm i mirë: AUV e gjen ilaçin për sëmundjen gungore!

Mbas ngordhjes së 20 kafshëve në 93 fermat e Kosovës nga sëmundja gungore, ma në fund AUV gjeti ilaçin për parandalim e semundjes.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka me ba furnizimin me ilaç vaksinues për gjedhe.

Ky institucion, ka ba furnizimin me vaksina për ma shumë se 23 komuna në mbanë vendin.

Të gjitha këto kanë me kushtue 359 mijë euro, furnizimi i të cilave ka me zgjatë 36 muej.

Ndërkohë që mbas dyshimeve të sëmundjes gungore në vend, janë mbyll disa tregje në mbanë vendin.