Avdullah Hoti befason me qendrimin e tij për qeverinë e ardhshme

Koalicioni LAA, nuk e përkrah idenë e themelimit të nji Qeverie gjithëpërfshimëse për tejkalimin e krizës politike në vend.

Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-, dhe kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, ka përjashtue edhe koalicionin me VV, sepse ka sulmue institucionet e vendit

Hoti ka deklarue të Martën për Express se PDK nuk e ka shumicën.

‘’Qëndrimi i Koalicionit të LDK asht i qartë. Zgjedhjet e fundit kanë prodhue nji rezultat, ku PDK nuk mundet me ba shumicën parlamentare“, ka thanë Hoti.

Hoti, tutje asht shprehë se LDK nuk ka me ba koalicion me PDK’n e as Vetëvendosjen, pamvarësisht se kjo e fundit haptas e ka ftue për koalicion LDK’n.

”Qeveria e re nuk mundet me u udhëheqë nga njerëz që kanë kapë institucionet dhe as nga njerëz që kanë sulmue institucionet”, ka deklarue Hoti.