Avdullah Hoti e bani sot nji hap të madh, qe pse!

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka nënshkrue sot Garancinë Shtetnore për Trafikun Urban, që i mundëson Komunës së Prishtinës blemjen e 51 autobusëve të ri.

Lajmin për Express e kanë konfirmue në Ministrinë e Financave.

Tash procesi për këtë çashtje asht në dorë të Kuvendit dhe Qeverisë.

Mbas shumë polemikave dhe shtymjeve mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe ministrit të Financave, Avdullah Hotit, çashtja e blemjeve të 51 autobusëve asht në rrugë me përfundue.

Autobusët mund të blihen mbas aprovimit të Garancisë Shtetnore në Qeveri dhe Kuvend.

“Mbas përmbushjes së krejt kërkesave dhe procedurave ligjore, Ministri i Financave Avdullah Hoti sot nënshkroi marrëveshjen për Garanci Shtetnore me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me anë të së cilës mundësohet marrja e kredisë për Trafikun Urban për blemjen e 51 autobusëve, thuhet në përgjigjen që ka thanë ministria e Financave.

Në këtë institucion kanë tregue se ministri Hoti dhe drejtoresha e BERZH’it sot nënshkruen marrëveshjen për Garanci Shtetnore, e cila garanton kredinë në shumë prej 10 milion eurove, para këto të cilat do t’i vihen në dispozicion Ndërmarrjes Publike Komunale Trafiku Urban.