Avdullah Hoti e ‘godet’ fort Shpend Ahmetin, qe pse!

Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajt sot nji konferencë për media rreth raportimit të hynave për periudhën Kallnor-Maj 2016 si dhe t’arritunat tjera gjatë kësaj periudhe.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Ai hapi çashtjen e autobusëve për komunën e Prishtinës, për ç’gja tha se janë krye tre hapat e parë dhe tash pritet me u miratue vendimi i Kuvendit Komunal nga ministria e Pushtetit Lokal.

Hoti deklaroi se ka qenë vet kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili nuk ka ba asnji punë lidhun me këtë çashtje. “Madje as nuk e ka nënshkrue dokumentin dhe ka rrezikue marrëveshjen me BERZH’in”, ka deklarue Hoti.

Ai konsideroi se Ahmeti e ka kthye çashtjen e autobusëve në çështje politike.