Avdullah Hoti kandidat i LDK’s për Kryeministër?

Avdullah Hoti asht kandidat për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa afati për deklarimin e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundon nesër, LDK ka vendosë për kandidatin për Kryeministër.

Gazeta Express merr vesh se partia e udhëhequn nga Isa Mustafa ka vendosë që Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti me qenë kandidat i LDK’s për Kryeministër.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës deri tash nuk ka zyrtarizue asnji koalicion parazgjedhor.