Avdullah Hoti, nga nënkryetari i Prishtinës në kandidat për Kryeministër

E ushtrojë për afër tri vite postin e Kryeministërit.
Isa Mustafa u tërhoq nga kandidatura për postin e Kryeministrit.
Sado që ka probleme shëndetësore, arsyet e tërheqjes nuk i ka ba të dituna.
Vendin ia lëshoi Avdullah Hotit.

Kryesia e LDK’s doli me nji deklaratë të Martën se kandidatë për Kryeministër në zgjedhjet e 11 Qershorit nga kjo parti ka me qenë Avdullah Hoti, aktualisht Ministër i Financave në largim.

Sado që u tha që vendimin e mori Kryesia e partisë, Hoti asht ndër personat ma t’afërt që viteve të fundit ka pasë Isa Mustafa, shkruen lajmi.net.

Rrugëtimin e kanë nis bashk prej Institutit Riinvest, mbasi këtu Hoti ka punue nga viti 1999-1994  si hulumtues, ndërsa Mustafa ishte akcionar dhe Nënkryetar në këtë Institut.

Në kohën kur Isa Mustafa ishte Kryetar i Komunës së Prishtinës, Hoti nga viti, 2008 – 2010, ka qenë kryesues i Bordit të “Qendrës për themelimin e ndërmarrjeve të Prishtinës”.

Pastaj nga viti 2010-2013 ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, deri sa Mustafa ishte kryetarë.

Nga viti 2012, Hoti asht profesor i asocuem  në Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Zyrën e ka në të njajtin kat dhe pranë Isa Mustfës.

Ndryshe, Hoti ka të përfunduem doktoraturën në Britani të Madhe në fushën “Doktoraturë në Ekonomiks”.

Isa Mustafa më 9 Dhetor 2014 asht zgjedh Kryeministër i Kosovës, mbi bazën e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës – PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK.

Ndërsa, Hoti ishte përzgjedh nga Mustafa pjesë e kabinetit të tij tue e ushtrue postin e Ministrit të Financave.