Avionet e Shqipnisë jashtë përdorimit, keni me u befasue ku po i çojnë!

Prej disa ditësh në heshtje, në aeroportin e Rinasit, në pjesën ushtarake janë tue u ba lëvizje të shumta të avionëve që janë në pronësi në shtetit shqiptar.

Bahet fjalë për avionët Mig që kanë qenë në shërbim deri në vitin 2004, ku mbas nji aksidenti fatal, që solli vdekjen e njanit prej pilotëve, përfundimisht u nxorrën jashtë përdorimit, shkruen SYRI.net.

Por tash mbas ma shumë se 12 vjet mbas asaj tragjedie në Rinas po ndodh edhe pastrimi.

Avionët Mig janë tue u heq nga vendqëndrimet e tyne.

Fotot e maposhtme janë ba nga pilotë dhe të postueme në Facebook.

Simbas tyne, avionët po hiqen jo për me u dërgue për skrap, por sepse tokës ku ndodhet reparti i avionëve i ka dalë pronari, që simbas pilotëve asht nji personazh i njohun në Shqipni që e ka marrë këtë tokë.

 

2-avionet

 

3-avionet

 

4-avionet