Rrxohet aeroplani. Kush thotë se pa flakë n’hava!

Nji aeroplan i kompanisë EgyptAir, që fluturonte nga Parisi drejt Kajros, me 66 persona në bord, u përplas mbasi u zhduk nga radari.

Disa media kanë ngrit dyshimet se ky mund të jetë nji akt terrorist.

Aeroplani Airbus A320 u ngrit nga Parisi n’orën 9:09 të Merkurën dhe u zhduk nga radarët tre orë e 40 minuta ma vonë.

Fluturimi MS804 u zhduk 10 milje mbasi kishte hy në hapësinën ajrore egjiptiane, 40 minuta përpara se të ulej.

Ka raportime se avioni asht rrxue afer ishullit grek Karpathos.

Kapiteni i nji anije tregtare n’ujnat e Mesdheut tha se kanë pa flakë në qiell.

Ndërkohë nji zyrtar i sigurisë franceze nuk e mohoi që të jetë sulm terrorist.

Në total n’aeroplan ishin 56 pasagjerë, mes tyne dy bebe dhe nji femijë dhe 10 persona të ekuipazhit.

Mes tyne ishin 30 egjiptianë, 15 francezë, nji britanik, nji belg, nji irakian, nji kuvajtian, nji saudit, nji portugez, dhe nji kanadez.

 

Aeroplani dyshohet se asht rrxu n’Detin Mesdhe!

Zyrtarët thonë se aeroplani egjiptian i cili i zhduk sot, besojnë se u rrxue në Detin Mesdhe.

Ministria e Aviacionit Civil në nji deklaratë ka thanë se ekziston mundësia që aeroplani asht rrxue diku në Detin Mesdhe.

N’anën tjetër, autoritetet britanike konfirmojnë se shumica e pasagjerëve n’aeroplan ishin nga Britania e Madhe, shkruen Independent.

Aeroplani u zhduk sot nga radarët, i cili ishte nis nga Parisi në Kajro.

Autoritetet britanike gjithashtu kanë thanë se do të bajnë çmos që ta gjejnë aeroplanin i cili ende vazhdon të mbetet i zhdukun.

 

Avioni i ‘Egyptair’ zhduket mbi Mesdhe!

 

Nji avion i kompanisë ajrore ”Egyptair”, me fluturim nga Parisi në Kajro asht zhduk nga radarët ndërkohë që ishte në hapësinën ajrore të Egjiptit, njoftoi kompania e sipërcitueme në Twitter.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 70 persona, 58 pasagjerë, dy femi dhe 10 persona të stafit dhe personelit të sigurisë.

Avioni me numër fluturimi MS804 ishte nis nga aeroporti francez ”Charles de Gaule” dje n’orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët n’orën 02:45, sapo ishte futë në hapësinën ajrore të Egjiptit, rreth 11,300 metra naltësi.