Avioni përfshihet nga flakët në aeroportin e Chikagos, 20 të plagosun (Video)

Të paktën 20 persona janë lendue mbasi nji avion i kompanisë ajrore “American Airlines” ka marrë flakë teksa ndodhej në pistën e Aeroportit ndërkombëtar “O’Hare” të Chikagos.

Mediat vendase raportojnë se avioni me 161 udhëtarë në bord asht perfshi nga flakët menjiherë sapo ka tentue të ngrihet nga pista.

Në avionin e perfshimë nga flakët shihen shtëllunga tymi të zi dhe njerëz që nxitojnë të largohen.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve. Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet një defekt në motor.