Avioni përplaset në pistën e aeroportit n’Dubai, shperthen në flakë!

Nji avion i kompanisë Emirates u përplas në pistën e aeroportit të Dubait dhe shpërtheu në flakë.

Ngjarja u regjistrue n’Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

Avioni Boeing 777 me 282 udhëtar dhe 18 ekuipazh, bani nji ulje të detyrueme.

Nuk dihet se çfarë problemi kishte avioni, mbasi raportimet janë kontradiktore.

Linja ajrore thotë se nuk ka asnji person të damtueme.

Avioni po fluturonte nga Trivandrumi n’Indi drejt Dubait.

 

2-avionii