Avioni rus sulmon forcat siriane të mbështetuna nga SHBA

Forcat ushtarake siriane të mbështetuna nga Shtetet e Bashkueme kanë thanë se avionët luftarakë rus kanë sulmue provincën Deri al- Zour të Hanën, afër fushës së gazit që ata e kishin rimarrë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik në ditët e fundit.

Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleancë kurde dhe arabe kanë thanë se sulmi ka vra nji ushtarë dhe ka lëndue dy të tjerë.

Nuk ka pas reagime të menjihershme nga Moska.

Rusia dhe SHBA mbështesin ofenziva të ndame kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në lindje të Sirisë.

 

Shperndaje në: