Avioni shpijun rus fluturon mbi Pentagon, CIA dhe klubin e Trump

Nji avion shpijun rus ka fluturue në kuotë të ulët në Washington, tue kalue mbi selinë e Kongresit, atë të CIA’s dhe Pentagonit, por edhe në Jersey, mbi klubin e gollfit ku aktualisht po qëndron presidenti Donald Trump.

Avioni i çarmatosun i forcave ajrore ruse, tip “Tupolev 154 M”, ishte ngrite nga Moska dhe kishte arrite në jug të Virghinia’s, tue krye lëvizje të shumta në kryeqytetin e Shteteve të Bashkueme.

Sidoqoftë, fluturimet janë krejtesisht ligjore, bazue në Traktatin e Qiejve të Hapun, që u lejon 34 vendeve anëtare të kryejnë fluturime civile mbi territorin e njani-tjetrit.

Por, fluturimi i së Mërkurës ka marrë nji domethanie të veçantë nisun nga vendet që ka vëzhgue avioni rus dhe për faktin se ndodhi në nji kohë kur po hetohet ndërhymja ruse në zgjedhje.

Avioni ka fluturue në rreth 3.700 kambë naltësi mbi qendrën e Washingtonit, si dhe mbi bazën ajrore Andrews, ku ndodhet dhe avioni presidencial Air Force One.