Avni Arifi ‘dora e djathtë’ e Haradinajt, kallxon kur dalin me emna për ministri

Kryetari i degës së AAK’s në Prishtinë, Avni Arifi, ka me qenë ‘dora e djathtë’ e Kryeministrit Ramush Haradinaj në Qeverinë e cila pritet të formohet në fund të kësaj jave.

Lajmi.net ka kontaktue me Arifin,i cili tha se do të jetë shef i stafit dhe këshilltari i parë i Ramush Haradinajt.

“Ka me qenë shef i stafit edhe këshilltar i parë i Kryeministrit”, ka thanë ai.

Arifi, ma tutje, tha se nesër kanë me ba kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Kryeministrit dhe kanë me i paraqitë emnat e ministrave.

“Nuk e di, sepse asht çashtje procedurale. Nesër do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Kryeministrit, e aty kanë m’u dorëzue edhe emnat e ministrave”, ka thanë ai.

 

Shperndaje në: