Avni Kastrati i PDK’s qëndron mbrapa aktakuzës së prokurorisë ndaj Agim Bahtirit !! (DOKUMENT)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 1 Mars 2016, ka ngritë aktakuzë ndaj kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, të cilin e akuzon keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mbas ngritjes së aktakuzës, kryetari Bahtiri kishte deklarue se ajo asht politike, me qëllim që simbas tij, me damtue politikisht dhe u shpreh i bindun se ka me dal plotësisht i pafajshëm.

Me rastin e publikimit të aktakuzës nuk u tha se kush e bani kallëzimin penal, për të cilin nji medium disa ditë ma vonë raportoi se atë e kishte ba Policia e Kosovës. Por, simbas portalit Veriu.info, e vërteta doli se ishte ndryshe.

Ky portal e ka siguruar Kallëzimin Penal të bamë ndaj Agim Bahtirit dhe të tjerëve, i cili asht ba me 2 Fror 2016 dhe qysh shihet në dokument, kallëzimi u ba nga kryetari i degës së PDK’s në Mitrovicë Avni Kastrati, e i cili mbas publikimit të aktakuzës nuk e ka thanë asnji fjalë, njajtë sikur zyrtarët e tjerë të degës së PDK’s në Mitrovicë.

Kryetari i degës së PDK’s në Mitrovicë Avni Kastrati, me 29 Kallnor 2016 kishte autorizue avokatin Naseri Peci, me parashtrue kallëzim penal ndaj kryetarit Agim Bahtiri, me arsyetimin se i njajti ka keqpërdorur procedurat e prokurimit publik.

Qysh shihet në dokument, avokati Naser Peci në emën të degës së PDK’s në Mitrovicë me 2 Fror 2016, veç mbrenda tri ditësh, ka përpilue dhe dorëzue kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë, për shkak se qysh thuhet, tue i shfrytëzue dhe tejkalue kompetencat zyrtare asht damtue buxheti i komunës së Mitrovicës.

Veriu.info mëson se ky kallëzim penal nga kryetari i degës së PDK’s ka ardhë pak ditë mbasi që në Kallnor 2016, kryetari Agim Bahtiri kishte autorizue juristët komunal për pregaditjen e nji kallëzimi penal ndaj ish kryetarit të komunës Avni Kastrati, të cilin kishte me akuzue se ka tjetërsuar pronën komunale, tue i dhanë tokë komunale në qendër të qytetit me vendim të vet nji ish drejtori komunal të tij, për ndërtimin e nji shtëpie, ani pse simbas ligjit toka komunale mundet me u dhanë në shfrytëzim vetëm me vendim të Kuvendit Komunal.

Përndryshe, historia e kallëzimeve penale ndërmjet Agim Bahtirit dhe Avni Kastratit asht e mahershme, mbasi që ishte kryetari aktual i Mitrovicës, asht ai i cili në Prill të vitit 2014 kishte ushtrue kallëzim penal ndaj ish kryetarëve të Mitrovicës, Avni Kastrati e Bajram Rexhepi, të cilët i kishte akuzue për manipulim me prona komunale, tue marrë vendime të kundërligjshme në lidhje me nji pronë komunale prej 2.5 hektarësh, mbasi që e njajta u asht dhanë në shfrytëzim si parcelë komunale, dy subjekteve të ndryshme. Mirëpo, ky rast nuk ka shkue tutje edhe pse po kalojnë dy vjet.

 

agim1 agim2 agim3