Avokati e jep nji lajm të çuditshëm për mbajtjen e Thaçit!

Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u arrestue në Serbi me akuzën për, si thuhet, ‘terrorizëm’, Sead Spahoviq, i tha Radios Europa e Lirë, se “Thaçi nuk asht marrë në pyetje dhe ai nuk e di as se për çfarë akuzohet”.

Spahoviq, i cili e ka vizitue Thaçin në paraburgim në Nish, tha se “problemi qendron në faktin se po vazhdon nji debat ndërmjet Nishit dhe Beogradit se cila prokurori asht “kompetente për rastin në fjalë”, përderisa ‘nji person vazhdon të mbahet në paraburgim”.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, u arrestue nga mesi i javës së kalueme në vendkalimin kufitar të Konçulit, ndërmjet Kosovës e Serbisë, me akuzën, siç thuhet “të kryemjes së veprave të terrorizmit”.

 Nji Gjykatë në Nish, më 30 Shtator i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh.