Avokati Gashi flet për ngritjen e aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale, ky asht paralajmërimi i tij

Tomë Gashi

Ka disa muej që Gjykata Speciale asht funksionalizue, megjithatë ende nuk asht ngritë asnji aktakuzë.

Avokati, Tomë Gashi, ka thanë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale nuk ka kurrfarë lidhje me formimin e Qeverisë së Re të Kosovës.

“Gjykata Speciale në Hagë ka kohë që asht funksionale dhe ka përfundue sistemi i çashtjeve ligjore, kështu që ajo faktikisht asht operacionale dhe ka muej të tanë që asht funksionale. Mirëpo, për fillimin e gjykimeve të para kjo nuk mvaret më nga Gjykata Speciale, sepse asht funksionale, por nga dhoma e specializueme e prokurorëve, gja që prokuroria e cila vepron në Hagë asht institucion krejt i ndamë nga Gjykata dhe prokuroria duhet m’i dorëzue aktakuzat e para që Gjykata Speciale me fillue me punue dhe m’i gjykue çashtjet që kanë me ju dërgue”, ka thanë Gashi.

Ndërsa, ai shton se askush nuk ka informata të sakta se kur kanë me fillue aktakuzat e para, mbasi, simbas tij, prokuroria i ka të mbylluna hetimet.

Shperndaje në: