Avokati i ish-zadhanëses se Tribunalit të Hagës: Ajo po mbahet e izolueme

florence hartmann

Ish-zyrtarja e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte, Florence Hartmann, asht tue u mbajt në izolim, me drita dheze gjatë tane kohës, ka thanë avokati i saj.

Hartmann, gazetare franceze, dikur zadhanëse e Tribunalit, asht arrestue për shpërfillje të dënimit, për zbulimin e dokumenteve konfidenciale, që daton prej vitit 2009.

Fillimisht, ajo asht dënue me gjobë, por kjo ka ndryshue në shtatë ditë burgim, mbasi gjykata ka thanë se ajo nuk e ka pague gjobën.

Hartmann 53 vjeçare, insiston se paret janë depozitue në nji llogari franceze.

Ajo u arrestue t’Ejtën në Hagë, ku ka shkue për verdiktin kundër ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karadžić.

“Ajo asht e izolueme prej të burgosunve të tjerë dhe deri më tash asht vizitue veç nga konsulli francez”, ka thanë avokati Guenael Mettraux.

Hartmann ka punue për Triubunalin e Hagës nga viti 2000 deri me 2006.

Ajo e ka shkrue nji libër “Paqja dhe Ndëshkimi”, dhe nji artikull ku ka zbulue egzistencën e dokumenteve konfidenciale për përfshimjen e Qeverisë së Serbisë në luftën në Bosnje, rreth vitit 1990.