Avokati i Popullit reagon për pamjet e publikueme nga Qendra e Paraburgimit

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka reague për publikmet e pamjeve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Me anë të nji komunikate, Avokati i Popullit e quen si degradim të proceseve të hetimit publikimin e pamjeve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Mosrespektimi i dhimbjes së familjes Dehari, me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të autoriteteve shtetnore, si dhe rrjedhja dhe zbulimi i xhirimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, në kohën kur ka ndodh vdekja e Astrit Deharit, paraqesin shkelje simbas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por gjithashtu janë shkelje të randa të etikës profesionale.

Avokati i Popullit shpreh brengosjen për degradimin e procesit të hetimeve, përfshi komentimin e detajuem të rrethanave lidhun me rastin, të cilat cenojnë randë dinjitetin dhe privatësinë e familjes në këtë fazë të vështirë për ta, që paraqesin bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.