Avokati i Syles, qe çka thotë për aktvendimin!

tomagashi

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi e konsideron të ndikuem politikisht, aktvendimin për 30 ditë paraburgim.

“Unë si avokat i tij këtë aktvendim e konsideroj të ndikuem politikisht për shkak se nuk ka pasë asnji arsye ligjore që të njajtit t’i caktohet masa ma e randë e parapame me ligj, kur efekti i njajtë ka mund me u arritë me masa ma të buta”, ka thanë Gashi.

Ankesa, simbas Gashit, do të paraqitet menjiherë dhe pret që Gjykata e Apelit të jetë ma e drejtë në raport me ish-komandantët dhe ushtarët e UÇK’s.