Avokati: Për këtë vepër akuzohet Nehat Thaçi

Simbas avokatit Sead Spahovic, komandanti i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuem më 29 Shtator, dyshohet për dëbimin e nji familje serbe nga Lipjani. “Dyshohet se Nehat Thaçi ka hy në shtëpinë e tyne dhe i ka kërcënue me bombë”, tha ai.

Avokati Sead Spahovic i ka thanë BIRN’it se Gjykata e Naltë e Nishit e ka refuzue të Martën ankesën e tij ndaj paraburgimit të klientit të tij Nehat Thaçi, komandantit të Policisë të Rajonit të Mitrovicës Jugore, i arrestuem nga Policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në orët e hershme të 29 Shtatorit.

Simbas avokatit, Thaçi ende nuk asht marrë në pyetje nga prokuroria serbe.

“Ai dyshohet për dëbimin e nji familje serbe nga Lipjani më 1 Korrik 1999 nga Kosova”, ka thanë avokati Spahovic.

“Dyshohet se Nehat Thaçi ka hy në shtëpinë e tyne dhe i ka kërcënue me bombë”, ka theksue, po ashtu avokati Sead Spahoviq.

Nehat Thaçi ishte arrestue në orët e para të 29 Shtatorit.